Bruksel, 22 Prill NOA - Rreth 76 për qind të banorëve në shtetet Evropiane - pjesëmarrës në një sondazh - kanë pohuar se kanë konsumuar alkool gjatë dymbëdhjetë muajve të fundit. Këtë studim e ka bërë të ditur "Eurobarometri" ku studiues të saj kanë bërë një sondazh në lidhje me alkoolin dhe kanë marrë në pyetje 27 mijë banorë të Uninonit Evropian.
Gjatë këtij sondazhi rezultoi se në Danimarkë janë rreth 93 % të banorëve që pohuan se kanë konsumuar alkool gjatë një viti.
Në Portugali kanë qenë 58 % që kanë pohuar diçka të tillë ndërsa në Itali 60 %.
Ndër pijet më të preferuar të cilat janë përmendur nga personat të marrë në pyetje janë vera, birra ose alkoolet e rënda.
Gjithashtu thuhet se meshkujt janë më të shumtë në numër se sa femrat në konsumimin e alkoolit madje dhe në sasinë e tij, ku mbi të gjithë janë meshkujt mbi moshën 50 vjeçare dhe të rinjtë të cilët konsiderohen si konsumatorët në sasi më të mëdha të alkoolit.
Shumica e personave në shtetet e Evropës ku u krye ky sondazh kanë qenë mjaft të vetëdijshëm për problemin e alkoolit gjatë dhënies së makinë por, vetëm 14 % e tyre e kanë pranuar një fakt të tillë.
r.b/NOA