English

Spanjë, vdes Huan Antonio Samaranç

Barcelonë, 21 prill, NOA- Ish presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Huan Antonio Samaranç, ka vdekur sot në moshën 89 vjeçare, në spitalin Quiron në Barcelonë.Spitali ka njoftuar se ai vdiq për shkak të problemeve me zemër.

Samaranç ka qenë president i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar prej vitit 1980 e deri në vitin 2001.

Ai ishte personi i dytë në historinë e KON-it, për nga koha që mbajti mandatin si president. Pas lënies së detyrës ai u zëvendësua nga presidenti aktual, Zhak Rog.

NOA

KOMENTE