English

Thaçi: Autostradën të na e përurojë Berisha

Prishtinë, 21 prill, NOA - Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka ftuar homologun e tij shqiptar, Sali Berisha, në mënyrë zyrtare që të marrë pjesë në ceremoninë e përurimit të fillimit të punimeve në autostradën Morinë-Merdarë.

Përmes një deklarate të qeverisë së Kosovës, thuhet se kryeministri Berisha e ka mirëpritur ftesën dhe ka shprehur gatishmërinë e tij dhe të qeverisë së Shqipërisë për të marrë pjesë në këtë ngjarje.

Ceremonia e fillimit të punimeve të autostradës do të mbahet këtë të diel, në Vërmicë, në orën 13.00.

Ky aks rrugor është në kuadrin e aksit të madh që do të vazhdojë në pjesën e Kosovës si vazhdimësisë së aksit rrugor Durrës-Kukës.

Qeveria e Kosovës dhe kompania "Bektel-Enka" kanë nënshkruar vetëm para pak kohësh zyrtarisht marrëveshjen për ndërtimin e autostradës Morinë-Merdarë, e cila do të kushtojë rreth 700 milionë euro.

Qeveria kosovare ka nënshkruar në këtë mënyrë marrëveshjen për fillimin e ndërtimit të autostradës Kukës-Prishtinë, e cila do të vijojë aksin Durrës-Kukës, që u realizua po nga kjo firmë në territorin shqiptar.

n.e/NOA

KOMENTE