English

"Tirana Music Festival", edicioni i V-të

Tiranë, 21 prill, NOA /Milena Selimi - Sot në Akademinë e Arteve në Tiranë do të hapet Festivali I Muzikës në edicionin e tij të pestë. Kjo festë e muzikës instrumentale do të hapet me "Koncertin për klarinetë" të Artie Shaw. Është menduar nga organizatorët të jetë premierë në 100-vjetorin e lindjes së muzikantit amerikan.

Festivali i ideuar nga Accademia Musicale Internazionale, me qendër në Peruxha, në bashkëpunim me Akademinë e Arteve në Tiranë, mbërrin në jubileun e pestë me një numër të reduktuar koncertesh dhe më pak bursa për muzikantët e rinj.

"Është numër më i vogël i masterclasse-ve dhe koncerteve, kjo për shkak të krizës që ka prekur Shqipërinë. Pa ndihmën konkrete të tri partnerëve kryesorë të këtij viti, festivali nuk do të zhvillohej fare", shpjegoi drejtoresha artistike pianistja Marsida Koni.

Numri i koncerteve dhe programet e pasura që u evidentuan në katër edicionet e kaluara të "Tirana Music Festival", një aktivitet që mbështet muzikantë të rinj në Shqipëri duket se janë reduktuar në këtë edicion të pestë të tij.

Gjithçka që mund t'i ofrojë artdashësve dhe studentëve këtë vit ky festival është një reduktim koncertesh, program i cunguar dhe më pak bursa për studentët shqiptarë.

m.s/n.e/NOA

KOMENTE