English

Aksidenton kalimtarin, shoferi largohet nga vendi i ngjarjes

Elbasan, 22 prill, NOA - Një person ka mbetur i lënduar, por për fat të mirë i ka shpëtuar vdekjes pas një përplasje që i shkaktoi drejtuesi i një automjeti ndërsa kalonte rrugën.

Bëhet fjalë për 22-vjeçarin me inicialet N.K, i cili sipas raportimeve që bëhen për agjencinë e Lajmeve NOA, rezulton të jetë banor i lagjes "Vrisarion Xhuvani" në Elbasan.

Ndërkaq, burimet informojnë se është bërë i mundur arrestimi në flagrancë i 56-vjeçarit Sami Uruçi, 56 vjeç, banues në Belesh të Elbasanit, pasi duke drejtuar mjetin tip Benz veturë, me targa EL 5050 B, ka qenë pikërisht ai që ka aksidentuar të lartpërmendurin dhe pas aksidentit është larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të paditur.

Materialet iu kaluan prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme mbi veprën penale "Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor", e cila parashikohet nga nenet 290 e 273 të Kodit Penal.

n.e/NOA

KOMENTE