Athinë, 22 prill, NOA - Instituti Evropian i Statistikave, Eurostat, ka hedhur alarmin se borxhi i Greqisë më i lartë se sa ai që është dhënë deri tani nga autoritetet e këtij vendi.
Kështu, sipas ekspertëve të Eurostat në Luksemburg, vitin e kaluar defiçiti buxhetor i prodhimit ekonomik ishte 13.6 % dhe kjo shifër është më e lartë se ajo që ishte njoftuar deri tani prej 12.7 %.
Sikundër aludohet se kjo shifër mund të jetë edhe më e lartë, sepse nuk dihen ende të dhënat nga sigurimet sociale, vlera e të cilave mund ta rrisë defiçitin edhe me 0.5 %.
Ndërkaq, shifrat e fundit flasin që borxhi i Greqisë në vitn 2009 arriti në 273 miliardë euro dhe kriza financiare po jep alarmin se po bëhet gjithnjë e më kritike.
Pas rekordit të ri të kamatave të interesit që sot për obligacionet 10-vjeçare arriti në 8.5 % dhe ato dyvjeçare në 9.2 % mekanizmi i ndihmës shihet si e vetmja zgjidhje kur vetëm brenda majit i duhen vendit rreth 11 miliardë euro.
Nga ana e tij, ministri i Financave, Papakonstandinu tha se qeveria do t'i përmbahet angazhimit të saj për reduktimin 4 % të defiçitit financiar.
n.e/NOA