English

Anulohet Salloni i Librit Italo-Shqiptar

Tiranë, 22 prill, NOA - Situata e rënduar e fluturimeve ajrore si pasojë e hirit vullkanik, ka bërë që të anulohet dhe një tjetër aktivitet kulturor në Tiranë. Bëhet fjalë për Sallonin e librit Italo-Shqiptar, aktivitet i cili do të zhvillohej në datat 22-25 prill.

Njoftimi i anulimit bëhet i ditur nga ambasada italiane, e cila "njofton me keqardhje se për shkak të vazhdimit të situatës së vështirë të trafikut ajror dhe transportit në përgjithësi, si rezultat i resë së hirit vullkanik, veprimtaria e mëposhtme që do të organizohesh në Tiranë në bashkëpunim me qytetin e Torinos është anuluar".

Gjithashtu, ambasada njofton se në kuadër të partneritetit mes qytetit të Torinos dhe atij të Tiranës, ka filluar puna për rivendosjen në kalendar të këtij eventi në gjysmën e dytë të majit.

m.xh/NOA

KOMENTE