Bruksel, 22 prill, NOA - Deputetët e Belgjikës do të votojnë sot për projektligjin që ndalon gratë të mbajnë ferexhe në rrugë dhe në vende publike, ndërsa organizata e të drejtave të njeriut, Human Rights Uatch ka kërkuar që ky propozim të mos votohet.
HRU ka theksuar se nuk ka ndonjë provë që të dëshmojë se mbajtja e veshjeve islamike, ku mbulohet fytyra paraqet kërcënim për sigurinë publike.
Por edhe Franca synon miratimin e një ligji të ngjashëm, kur janë afro 2 mijë femra myslimane franceze, që aktualisht e mbulojnë fytyrën e tyre.
Megjithatë, muajin e kaluar, Këshilli Shtetëror, që është autoriteti më i lartë administrativ francez, i ka tërhequr vërejtjen presidentit Sarkozi, kundër ndalesës për ferexhe, duke sugjeruar urdhër që gratë ta zbulojnë fytyrën e tyre për kontroll të identitetit dhe për çështje të punëve shtetërore.
n.e/NOA