Bruksel, 22, prill, NOA - Ligji për ndalimin e ferexheve për gratë myslimane ka sjellë rrëzimin e qeverisë në Belgjikë. Kryeministri belg Yves Leterme ka vendosur që të japë pas largimit nga koalicioni të një partie që nuk ishte dakord me miratimin e këtij ligji.
Leterme u paraqit, pas votimit në Kuvend, te Mbreti Albert për t'i kërkuar aprovimin e dorëheqjes.
Ministri i Financave, Didier Reynders deklaroi pas mbledhje së jashtëzakonshme të qeverisë se nuk ka asnjë zgjidhje tjetër përveç rrëzimit të qeverisë.
m.xh.NOA