English

Bie nga skela, vdes 35 vjeçari

Shkodër, 22 prill, NOA - Një 35 vjeçar nga qyteti Shkodrës ka humbur jetën mëngjesin e sotëm pas një aksidenti në punë. Lajmi konfirmohet nga policia dhe viktima quhet Besnik Braci, banues në Dobraç të Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur rreth orë 8 të mëngjesit dhe Braci ka qenë duke punuar në një ndërtesës në katin e shtatë, në lagjen "Liria".

Mungesa e kushteve teknike ka bërë që 35 vjeçari të rrëzohet nga kati i shtatë.

Policia sqaron se i dëmtuari është dërguar menjëherë në Siptalin Rajonal Shkodër, por megjithë ndihmën mjekësore të dhënë ka humbur jetën.

Grupi hetimor i Policisë së Shkodrës ka shkuar në vendngjarje dhe ka kryer veprimet e para proceduriale në lidhje me shkaqet që kanë sjellë aksidentin tragjik.

m.xh/NOA

KOMENTE