Tiranë, 22 prill, NOA - Një zjarr i papritur ka rënë paraditen e sotme në zonën e "Ali Demit" në Tiranë, duke shkaktuar shqetësim tek banorët e saj, pasi flakët dhe tymi po përhapen të favorizuara edhe nga ndikimi i erës.
Të dhënat paraprake nga vendi i ngjarjes tregojnë se zjarri ka rënë konkretisht në ish-pularinë e vjetër të kësaj zone, e cila sot përkon me një magazinë, në të cilën gjenden mjete të ndryshme pune.
Nga ana e tij, Haki Hoxha, drejtor i Zjarrfikësve të Tiranës, ka bërë të ditur për mediat se situata gjendet nën kontroll dhe se për pak kohë do të munden të shuhen flakët e shkaktuara prej zjarrit.
Sipas tij, çka e vështirëson pak vendin është trafiku i rënduar në këtë zonë si edhe ndodhja e shumë godinave të tjera pranë kësaj magazine.
Ndërkaq, tymi po vazhdon të shqetësojë dhe të mbledhë pranë vendngjarjes banorët e "Ali Demit". (vijon) ...
n.e/NOA