Itali, 22 prill NOA - Çiklisti zviceran, Thomas Frei ka rezultuar pozitiv në testet e antidoping ku ai akuzohet për përdorim të substancës që mban emrin epo.
Ai momentalisht ishte në pjesëmarrjen e tij në Xhiron e Trentinos ku në klasifikimin e saj mbante vendin e gjashtë.
Tashmë për arsye të pozitivitetit që rezultoi ai do të detyrohet ta lërë këtë garë dhe mos të jetë më pjesë e skuadrës së tij të BMC.
Frei, 24 vjeç ka bërë paraqitjen e tij të parë në këtë sport në skuadrën e Astana në citin 2007-08, ku kjo më parë se të kalonte në skuadrën amerikane ku si lider i skuadrës është kampioni i botës Cadel Evans.
Drejtori i skuadrës së çiklistit zviceran ka dashur të theksojë se ky largim nga Xhiro e Trentinos nuk do të thotë pranim të gabimit të tij por, zbatim të rregullores e cila e përfshin këtë fakt.
r.b/NOA