Shkup, 22 prill, NOA - Deputeti i pavarur, Daut Rexhepi-Leka dhe ai nga radhët e DR-së, Abedin Zymberi, do të dorëzojnë dot në parlamentin e Maqedonisë projektligjin e tyre për përkujdesje institucionale për familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës së UÇK-së.
Projektligji është përgatitur nga grupe të ekspertëve shqiptarë dhe se ata përmbajnë zgjidhjen e drejtë dhe përfundimtare të statusit të familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të luftës së UÇK-së.
Dy deputetët kanë theksuar se sot nëpërmjet një konference me mediat do të njoftojnë hollësisht lidhur me propozimin e tyre.
Derisa propozimi i tyre do të dorëzohet në procedurë parlamentare, ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Xhelal Bajrami po vijon një vizitë zyrtare në Shqipëri. Ai kohë më parë paralajmëroi se po përgatitet zgjidhja për zgjidhjen e statusit të UÇK-së, mirëpo në mënyrë ekspresive ai u përgënjeshtrua nga ana e zëvendësministrit të tij nga radhët e VMRO-DPMNE-së, por edhe nga kryeministri Nikolla Gruevski.
Ligji për dëshmorët vazhdon të jetë një mollë sherri midis partive shqiptare dhe maqedonase në qeveri dhe se kjo çështje vijon të keqpërdoret nga subjektet shqiptare për të ardhur në pushtet.
NOA-INA