English

Dy vajza largohen nga shtëpia, prindërit denoncojnë në polici

Durrës, 22 prill, NOA - Dy vajza rezultojnë të jenë larguar nga shtëpitë e tyre dhe të mos jenë kthyer, gjë që ka shkaktuar edhe shqetësimin e prindërve të cilët kanë kryer denoncimin përkatës pranë autoriteteve policore.

Lajmi bëhet me dijeni nga forcat policore të Durrësit, për agjencinë e e Lajmeve NOA, sipas të cilave kallëzimi i parë është kryer nga familjarët e 21-vjeçares Esmire Mehmetaj, lindur në Tropojë dhe banuese në qytetin e Durrësit.

Ndërsa vajza e dytë që rezulton të jetë e zhdukur, pasi është larguar nga shtëpia e saj, mësohet të jetë Anisa Ndregjoni, 18-vjeçe, lindur në Dibër dhe banuese në qytetin e Durrësit.

Për të dyja, është bërë shpallja në kërkim dhe po punohet për gjetjen e tyre sa më parë, ndërsa materialet iu kaluan për ndjekje prokurorisë së Durrësit.

n.e/NOA

KOMENTE