Torino, 22 Prill NOA - Mbrojtësi i qendrës së Palermos Kjaer, për ekipin e Juventusit mbetet një ndër objektivat kryesorë të merkatos së ardhshme kjo dhe në rast të ardhjes së Bentiezit në stolin e bardhë e zinjve.
Vetë klubi i Palermos siç ka bërë të ditur presidenti i saj Zamparini, asnjë ndër lojtarët e tij nuk konsiderohet i pashitshëm dhe për këtë arsye Juventus është hedhur në sulm për marrjen e shërbimeve të Kjaer.
Stafi drejtues i bardhë e zinjve është duke bërë vlerësimin e çmimit të lojtarit, ku klubi i Palrmos, kërkon një shifër me vlerën e 12 milion eurove.
Juventus në këtë marrëveshje mund të ulë vlerën e tij duke bërë pjesë të saj dhe disa lojtarë të tjerë ku në drejtim të Palermos mund të shkojnë njëri nga Lanzafame, Ekdal ose Giovinco.
r.b/NOA