English

Kapet makina e vjedhur, i kishin ndërruar numrat e shasisë

Korçë, 22 prill, NOA - Është bllokuar në cilësinë e provës materiale një automjet, i cili nga konstatimet e para të ekspertëve rezulton të jetë i vjedhur nga jashtë vendit.

Konkretisht, bëhet fjalë për automjetin e tipit BMV me targë KO 4708 B, në pronësi të 39-vjeçarit Denis Riza nga qyteti i Korçës, i cili dyshohet të jetë i trafikuar.

Kjo pasi nga ekspertiza e numrit të shasisë rezultoi që të ketë ndërhyrje në karakteret e këtij numri.

Forcat e policisë nisën menjëherë veprimet e para hetimore në gjendje të lirë ndaj të lartpërmendurit për veprën penale të "Trafikimit të mjeteve motorrike", parashikuar nga neni 141/a dhe "Falsifikimi i dokumentave", parashikuar nga neni 186 i Kodit Penal.

n.e/NOA

KOMENTE