English

MJAFT: Skandal lënia pa drita e spitalit të Laçit

Tiranë, 22 prill, NOA - Lëvizja Mjaft! me anë të një deklarate për shtyp ka deklaruar sot se tronditur nga lajmi i ndërprerjes së energjisë elektrike në Spitalin e Laçit për shkak të faturave të papaguara.

"Të ndërgjegjshëm se pagesa e faturave të energjisë është detyrim ligjor kundrejt ofruesit të këtij shërbimi, sërish është e papranueshme që qytetarët të cilët u janë nënshtruar kurave intensive, të privohen nga shërbime të rëndësisë jetike. Një veprim i tillë, i cili vë në rrezik shëndetin dhe jetët e qytetarëve është i pajustifikueshëm dhe pa asnjë lloj konsiderate njerëzore, sipas çdo lloj kodi, qoftë ky ligjor apo moral", citojnë drejtuesit e Lëvizjes Mjaft!.

Në fund, nënshkruesit e kësaj deklarate kanë pohuar se "ky akt manifeston në thelb mendësi të një kapitalizmi primitiv, ku jeta njerëzore vlen sa një faturë e papaguar".

n.e/NOA

KOMENTE