English

Nisma e Ditës së Tokës, fushatë për pastrimin e Fierit

Fier, 22 prill 2010 - Nën moton "T'i japim një dorë qytetit të pastër" dhe me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Tokës, sot me dhjetëra qytetarë, organizata të shoqërisë civile, biznese dhe studentë morën pjesë në pastrimin e parë të të gjithë qytetit të Fierit.

Ngjarja e Ditës së Tokës u mundësia me mbështetjen e Bashkisë së Fierit, sektorit privat si dhe të disa donatorëve ndërkombëtarë, përfshirë këtu edhe USAID-in, Ambasadën e Mbretërisë së Holandës në Shqipëri si dhe Organizatën për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë (OSBE).

USAID kontribuoi me një shumë prej mbi 17,000 dollarë për blerjen e kazanëve të mëdhenj e të vegjël të mbeturinave, çantave prej rrobe dhe për ndërmarrjen e një fushate ndërgjegjësuese, njofton ambasada amerikane. Ndërsa dy biznese, Banka Popullore dhe Euromarket, kontribuan për blerjen përkatësisht të pemëve dhe çantave prej rrobe.

Nisma për pastrimin ishte një ndër disa prej veprimtarive të kryera kohët e fundit në Fier për të mbështetur ndërgjegjësimin dhe politikat mjedisore.

Me mbështetjen e USAID-it dhe OSBE-së, Bashkia organizoi disa seminare për çështjet mjedisore me rininë dhe median, për të rritur angazhimin e tyre në këto çështje. Në shkollat 9-vjeçare, nxënësit mësuan si dekompozohen materialet dhe mësime të tjera në lidhje me ndërgjegjësimin mjedisor.

Sot nis edhe plani afatgjatë i Bashkisë për përmirësimin e menaxhimit të mbetjeve të ngurta dhe zbukurimin e qytetit ashtu siç parashikohet në projekt Strategjinë e Menaxhimit të Mbetjeve të Ngurta, që mbështetet nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Shqipëri.

Sipas Drejtorit të Misionit të USAID-it në Shqipëri, Joseph Williams, strategjia ka një rrugë të gjatë për përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve dhe për tërheqjen e investimeve në Fier. Programi i USAID-it për Qeverisjen Vendore në Shqipëri do të vazhdojë të punojë me bashkinë e Fierit për të nxitur rritjen e ekonomisë vendore, për përmirësimin e qeverisjes vendore dhe për forcimin e angazhimit të qytetarëve dhe sektorit privat në projektet vendore të zhvillimit të komunitetit.

NOA

KOMENTE