Tiranë, 22 prill, NOA Update - Rreth 100 kilogramë lëndë narkotike e llojit kanabis sativa dhe pesë persona të arrestuar në flagrancë për shpërndarjen e tyre ka qenë bilanci i operacionit policor të koduar "Vora".
I konfirmuar zyrtarisht nga burimet e Policisë së Tiranës, lajmi konfirmon se të arrestuarit janë konkretisht Gëzim Pirra, 28 vjeç, i dënuar më parë për "Tentativë vrasje" dhe Leonard Zhana, 31 vjeç, që të dy lindur e banues në Mans të Durrësit; Shkëlqim Kuqi, 34 vjeç; Kujtim Lloti, 40 vjeç dhe Kujtim Kuqi, 37 vjeç, që të tre lindur e banues në Mafsheq të Krujës.
Bëhet me dijeni më tej se ky operacion u realizua me sukes pas një hetimi 2 mujor ivestigimi dhe ndjekje, të cilin policia e ka vlerësuar si të një rrezikshmërie të lartë për forcat e saj, "pasi poseduesit e kësaj lënde ishin persona me rrezikshmeri të lartë dhe terreni shumë i vështirë".
Nga hetimet paraprake, rezultoi se të lartpërmendurit dyshohet se e realizonin shitjen dhe trafikimin e lëndëve narkotike, ku arrestimi nga ana e forcave të policisë ishte planifikuar të kryhej në qytetin e Vorës, por ata për t'ju shmangur atyre, ndyshuan në momentet e fundit shkëmbimin e lëndës narkotike.
Dhe në fund, u arrit të kryhet në fshatin Thumanë të rrethit Krujë, ku dhe u kapën në flagrancë.
Në fund, burimet policore sqarojnë se lënda narkotike ishte e destinuar për trafikim tregun e ndërkombëtar dhe u sekuestrua në karrocerinë e automjetit tip Fuoristradë Nissan më targë La 9344 A.
Materialet hetimore të përpiluara në ngarkim të tyre i kaluan prokurorisë së Tiranës për veprën penale të "Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike", parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.
n.e/NOA