Tiranë, 22 prill, NOA - Mendja e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, tregoi se është ajo e një aventurieri, kur për një tekë të tij bllokoi dje rrugët në kryeqytet dhe shkaktoi një trafik të madh i cili stresoi gjithë qytetarët.
Kështu u shpreh gjatë fjalës që mbajti në seancën e sotme plenare, deputeti demokrat, Edi Paloka, sipas të cilit, aventurat e kryebashkiakut duket se janë të rrezikshme jo vetëm për rrugët e kryeqytetit, por në tërësi për të gjithë vendin.
"Për tekat e tij, Rama është gati të hedhë në aventurë një vend të tërë dhe të pengojë rrugën e integrimit", apeloi deputeti demokrat.
Duke shtuar më pas se "sot duhet të tregohemi më shumë të përgjegjshëm se tolerantë" ndaj sjelljeve të tilla të kryebashkiakut.
n.e/NOA