English

Peshkopi gjerman Mixa jep dorëheqjen

Berlin, 22 prill, NOA - I kritikuar rëndë për shkak dhunës së përdorur dhe akuzave për shpërdorim, ipeshkvi i Augsburg-ut Ualter Mixa, sipas të dhënave të Dioqezës së Papa Benediktit të XVI-të, ka kërkuar dorëheqjen e tij.

Sipas informacioneve të gazetës "Augsburger Allgemeine" dhe gazetës "Suddeutsche Zeitung", Mixa ditën e mërkurë i ka shkruar një letër përkatëse Papa Benediktit të XVI-të.

Mixa ka ofruar për këtë dorëheqjen e tij nga posti i peshkopit të Augsburg-ut dhe nga posti i peshkopit ushtarak të Bundesverit. Kryetari i Konferencës së peshkopëve katolikë gjermanë, arkipeshki i Freiburg-ut Robert Zollitsch i kishte rekomanduar më parë atij një pushim.

Mixa është akuzuar kur ishte pastor i Schrobenhausen-it se kishte rrahur fëmijët jetimë dhe kishte shpërdoruar paratë e një fondacioni për shtëpitë jetimore duke shkelur rregulloren.

Para disa ditësh ai pranoi që kishte rrahur fëmijët dhe deklaroi se me administrimin financiar nuk është marrë në mënyrë të rregullt.

NOA

KOMENTE