English

PS nis numërimin, Balla: 8 ditë nga 30 prilli, dita e çlirimit për shqiptarët

Tiranë, 22 prill, NOA - Partia Socialiste deklaron se me protestën e datës 30 prill do të zgjidhen problemet ekonomike të gjithë qytetarëve dhe problemet e PS-së me mazhoancën. Në një deklaratë për mediat, deputeti i PS-së, Taulant Balla, deklaroi se shqiptarët duhet të presin dhe "8 ditë nga 30 prilli, dita kulmore e protestave, dita e çlirimit të zgjidhjeve për shqiptarët".

Balla akuzoi qeverinë Berisha për mos mbajtjen e premtimeve duke bërë një pasqyrim të deklaratave kryesor të bëra nga kryeministri Sali Berisah gjatë fushatës.

"Berisha u premtoi shqiptarëve krijimin e 160 000 vendeve të reja të punës, por pasi vodhi zgjedhjet në 28 qershor, Saliu me korrupsionin dhe papërgjegjshmërinë e tij i vuri shkelmin ekonomisë dhe mirëqenies së shqiptarëve duke shkaktuar humbjen e mbi 100.000 vendeve të punës në më pak se një vit të mandatit të tij të vjedhur", tha Balla.

Sipas tij vetëm në tre muajt e fundit të 2009-ës, "në Shqipërinë e mrekullive ekonomike të Saliut u humbën mbi 70000 vende pune".

Pas akuzave për ndërtimin e rrugës Durrës-Kukës dhe ato projekte e tjera të qeverisë, Balla u shpreh se "Shqipëria duhet të çlirohet nga ky sistem korrupsioni që sot vjedh gjithçka dhe në fund vjedh edhe votat për të mbajtur pushtetin me forcë".

m.xh/NOA

KOMENTE