English

Rama me Kryeprokurorin e Leçes: Bashkëpunim kundër krimit

Tiranë, 22 prill, NOA - Përfundimi me sukses i disa operacioneve të përbashkëta në luftën kundër krimit të organizuar mes Italisë dhe Shqipërisë ka bërë që institucionet e dy vendeve të intensifikojnë bashkëpunimin.

Për këtë qëllim Prokurorja e Përgjithshme e Ina Rama priti sot në një takim Kryeprokurorin e Anti-mafia-s së Leçes, Cataldo Motto.

Në këtë takim është diskutuar për çështje konkrete në interes të dy palëve dhe hetim në mënyrë paralele të ngjarjeve që kanë të bëjnë me aktivitet kriminal në të dy vendet.

"Gjatë bisedës mes palëve është folur me terma konkretë për një bashkëpunim më të ngushtë, për gjetjen e metodave dhe rrugëve sa më të efektshme për hetime me interes të dyanshëm", thuhet në njoftimin për media të Prokurorisë.

Në bisedën mes Kryeprokurores, Ina Rama dhe Kryeprokurorit të Anti-mafia Leçe Cataldo Motto është prekur çështja e shtetasve shqiptarë që kanë kryer vepra kriminale si në Shqipëri ashtu edhe në Itali, ku për këtë fakt nevojitet bashkëpunim fleksibilitet për të arritur rezultate konkrete.

m.xh/NOA

KOMENTE