English

"Sex and the City", tashmë dhe në kokteile

SHBA, 22 Prill NOA - Në nder të filmit "Sex and the City" për të cilin të gjithë janë në pritje të rikthimit të tij me "Sex and the City 2", "Moet dhe Chandon" kanë krijuar katër kokteile, të cilat janë frymëzuar nga katër protagonistet e filmit dhe janë të katërta me bazë shampanje.

Tashmë të gjithë fansat e Carrie, Miranda, Charlotte e Samantha mund të bëjnë provën e tyre në këto pije, të cilat me sa parashikohet do të jenë dhe pijet më të preferuara të pranverës 2010.

Për sa i përket emrave të tyre ata janë respektivisht "Fashionista", "Socialite", "Player" dhe "Bombshell".

Po ti marrim në veçanti këto kokteile do të vëmë re se Fashionista është i tipit tërheqës dhe romantik dhe gjithashtu ka si dekorim një petale të kuqe luleje.

"Socialite", është një kokteil klasik i ëmbël me sambuka dhe sheqer, ndërsa "Player" do të njihet më shumë si një kokteil që do të ketë temën e sensualitetit.

"The Bombshell" siç mund ta shohim dhe nga vetë emri do të karakterizohet nga eksploziviteti i tij që do të përbëhet nga pije të athëta dhe do të ketë një të shije mjaft të mirë mandarine.

r.b/NOA

KOMENTE