English

Shpërthim në uzinën e demontimit të armëve, dy të plagosur

Librazhd, 22 Prill NOA - Një shpërthim ka ndodhur pasditen e sotme në një uzinë të demontimit të armëve dhe municioneve luftarake të kalibrave të ndryshëm, që ndodhet pranë një reparti ushtarak në malin e Xarrës në rrethin e Librazhdit, i konfirmojnë korrespondentit të agjencisë NOA, burime nga Policia Ushtarake që i referohen hetimeve të para në vendin e ngjarjes.

Bëhet e ditur se si rezultat i shpërthimit aksidental të ndodhur, të paktën dy persona, pjesëtarë të Forcave të Armatosurazona ku ndodhi shpërthimi i municionit luftarak, besohet të jetë një kapsollë, është nën juridiksionin e Ministrisë së Mbrojtjes ndaj hetimet po kryhen nga Policia Ushtarake.

Mësohet se dy të plagosur, janë dërguar në spitalin civil të Librazhdit të shoqëruar me mjete të ushtrisë.

a.k/NOA

Vijon....

KOMENTE