Lushnjë, 22 prill, NOA - Policia e Lushnjës ka arrestuar një person të akuzuar për një seri vjedhjesh që kanë pasur të bëjnë vetëm me transformatorët e energjisë elektrike.
Hamit Xhaferi, 43 vjeç, banues në fshatin Jeta e Re të rrethit Lushnjë është arrestuar dje në flagrancë, ndërsa ishte duke vjedhur bobinat e transformatorit elektrik të kishës në fshatin Kolonje të Lushnjë.
Por kjo nuk ka qenë vjedhja e vetme e Xheferit. Sipas policisë dyshohet se ky shtetas në datën 18 prill është autor i dyshuar i vjedhjes së bobinave të transformatorit dhe të kapakëve të pompave në hidrovorin e fshatit Bitaj. Po ashtu, Xhaferaj dyshohet dhe për vjedhjen e bobinave të transformatorit në fshatin Grabian, po te rrethit Lushnjë. Ngjarja e cila ka ndodhur në datën 15 prill.
m.xh/NOA