English

Thaçi: Autostrada Vërmicë-Merdare, efekt në gjithë rajonin

Prishtinë, 22 prill, NOA - Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ka vlerësuar se ndërtimi i autostradës Vërmicë-Merdare do të ketë efektin e vetë jo vetëm për Kosovën, por për gjithë rajonin dhe proceset integruese evropiane.

Duke e vlerësuar si shumë transparent procesin e ndërtimit të autostradës që lidh Kosovën me Shqipërinë, Thaçi ka thënë se ajo krijon mundësi të daljes në det për Kosovën.

Të dielën pritet të fillojnë punimet në autostradën Vërmicë-Merdare, ndërsa në ceremoninë e rastit pritet të jetë i pranishëm edhe kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha.

NOA

KOMENTE