English

Tronditet qeveria belge, kryeministri jep dorëheqjen

Bruksel, 22 prill, NOA - Kryeministri belg, Yves Leterme, ka vendosur që të japë dorëheqjen, duke tronditur kështu qeverisjen e Belgjikës, e cila gjendet tashmë e tronditur në një moment të debatueshëm siç është edhe debati për heqjen apo jo të ferexhesë në këtë vend.

Leterme u paraqit të Mbreti Albert për t'i paraqitur vendimin e tij pas një takimi të kabinetit pak më parë, por ende nuk dihet nëse ai do ta pranojë dorëheqjen e këtij.

"Nuk ka asnjë rrugë tjetër zgjidhje", deklaroi fill pas një takimi të jashtëzakonshëm të Këshillit të Ministrave, ministri i Financave, Didier Reynders.

Rënia e qeverisë e la në hije debatin e pritur parlamentar për ligjin mbi ndalimin e mbajtjes së ferexhesë në publik. Ndërkaq, kriza e qeverisë vjen në një kohë të papërshtatshme, sepse në 1 korrik Belgjika duhet të marrë drejtimin e Bashkimit Evropian nga Spanja.

n.e/NOA

KOMENTE