English

U arratis në Greqi pas lejes nga burgu, e dorëzojnë në Kakavijë

Kakavijë, 22 prill, NOA - Kishte marrë pesë ditë leje nga burgu i Rrogozhinës ku vuante dënimin për vjedhje dhe nuk është kthyer më, por është larguar për në Greqi duke kaluar kufirin jeshil nga Saranda në mënyrë të paligjshme.

Bëhet fjalë për 35-vjeçarin Saimir Hasa, lindur dhe banues në Kavajë, i cili ishte shpallur në kërkim pasi nuk iu rikthye pas lejes dënimit të caktuar ndaj tij me 12 vjet burg për "Vjedhje me armë" të një shtëpie, 7 vjet më parë në Kavajë.

Bëhet me dijeni se ky person, i cili që prej vitit 2005, vuante dënimin në burgun e Rrogozhinës, në datën 03.08.2009, i është dhënë leje 5 ditë nga ky institucion dhe

pasi ka arritur në shtetin grek, ka jetuar dhe punuar në mënyrë klandestine në Korinth, por policia greke e ka kthyer së fundmi në Kakavijë.

Gjatë intervistimit të bërë nga ana e ekspertët e Policisë Kufitare të Kakavijës ky person nuk ka dhënë gjeneralitetet e tij, por është prezantuar me emër tjetër, me inicialet B.M.

Por pas vënies në përdorim të mjeteve logjistike bashkëkohore si live-skaner, sistemin TIMS etj, rezultoi se ky person nuk kishte ato gjeneralitete dhe se ishte i lartpërmenduri.

n.e/NOA

KOMENTE