English

Urgjent/ Rasmussen, në Shqipëri pas një jave

Tiranë, 22 prill, NOA - Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës së Atlantikut të Veriut, Andres Fogh Rasmussen, do të vizitojë pas një jave Shqipërinë.

Lajmi për mbërritjen e tij është bërë i ditur nga burime konfidenciale për agjencinë e Lajmeve NOA, sipas të cilave parashikohet që shefi i lartë i NATO-s gjatë qëndrimit në vendin tonë të zhvillojë takime të posaçme me autoritetet më të larta të shtetit shqiptar.

Kjo është hera e parë që Rasmussen vjen në Shqipëri, që pas marrjes së mandatit të tij pak kohë më parë nga paraardhësi i tij, Shefer, i cili ka vizituar gjithashtu vendin tonë në kohën kur kryesonte aleancën më të fuqishme ushtarake në botë.

Axhenda e parashikuar e vizitës së Rasmussen në Tiranë, parashikon mbërritjen e tij në aeroporin e Rinasit në datën 29 prill në orën 10:00, ndërkohë që fillimisht pritet të takohet me zv/kryeministrin dhe ministrin e Jashtëm, Ilir Meta.

Më tej, parashikohet që sekretari i Përgjithshëm i NATO-s të takohet gjithashtu edhe me ministrin e mbrojtjes Arben Imami, kryeministrin Sali Berisha, presidentin Bamir Topi dhe kryeparlamentaren Jozefina Topalli.

n.e/NOA

KOMENTE