Athinë, 23 prill, NOA - Autoritetet greke thanë se do ta pranojë shumën e parë të ndihmës financiare nga BE-ja e Fondi Monetar Ndërkombëtar para 19 majit.Njoftimin e bëri ministri i Financave George Papakonstantinu, disa orë pasi kryeministri George Papandreu kërkoi aktivizimin e paketës prej 45 miliardë eurove, duke e quajtur "nevojë kombëtare".
Në Uashington, drejtori i FMN-së Dominik Shtraus-Kan tha fondi do të alokohet shpejt.
Dje shifrat e BE-së treguan se deficiti buxhetor i Greqisë është më i madh sesa mendohej më parë. Kriza e borxhit në Greqi e ka shkundur euron, duke rritur frikën se ekonomitë e dobëta në eurozonë mund të përballen me probleme të ngjashme.
Papandreu tha se duke i aktivizuar këto fonde, BE-ja do t'u dërgonte mesazh të fuqishëm tregjeve se mund t'i mbrojë interesat e përbashkëta dhe valutën e përbashkët.
NOA/RFE