Tiranë, 23 prill, NOA - Dixhitalizimi i sistemeve të shërbimeve paraqitet tashmë si një domosodshmëri dhe projekt ambicioz i qeverisë shqiptare.
Një fakt të tillë e ka deklaruar sot kryeministri Sali Berisha, sipas të cilit, hapi i parë i kësaj strategjie është realizimi i dixhitalizimit të sistemit të gjendjes civile, si edhe mundësia e ngritjes së një kabineti informatike në çdo shkollë.
"Atje ku është drita elektrike të jetë dhe interneti me bazë të gjerë", apeloi kreu i qeverisë, duke përmendur kështu një nga projektet e qeverisë.
Sipas tij, duhet zhvilluar rrjeti kombëtar i aksesit në internet dhe është në rrugë e sipër realizimi i projektit, që çdo familje të marrë internet me bazë të gjerë.
"Kompjuter për çdo të ri, është një zotim që duhet të mbahet dhe duhet të nxiten inovacionet dhe kërkimet në këtë fushë nga ana e biznesit", theksoi ai.
Duke shtuar se nuk ka zhvillim dhe të ardhme pa zhvillimin potencial të kompanive në mirëmbajtjen dhe avancimin si edhe zhvillimin e sistemeve.
"Gjysmën e parë të rrugës e kemi bërë, por e dyta do të jetë e vështirë në rast se nuk veprohet me shpejtësi të madhe", tha ndër të tjera kreu i qeverisë. (vijon) ...
n.e/NOA