English

Berisha Ramës: Jam gati të përballem me ty

Tiranë, 23 prill, NOA Update - "I nderuar zotëri, unë jam kryeministri i vendit dhe ju jeni kryetari i Partisë Socialiste. Unë jam i gatshëm të përballem me ty, në çdo debat televiziv të moderuar kudo dhe për çdo çështje, për mediat, jo mediat, dhe çfarë t'u interesojnë".

Me këto fjalë, kryeministri Sali Berisha i është drejtuar sot kreut të Partisë Socialiste, Edi Rama gjatë konferencës për mediat "Viti 2010, informacioni në kohën e krizës", organizuar nga "La Gazzetta del Mezzogiorno".

Duke e kritikuar për atë që ai e ka quajtur "raport të deputetit Ditmir Bushati të lexuar prej tij", ai e ka paralajmëruar atë se "për ne politikanët nuk ka gjë më të trishtuar se të lexojmë dhe të besojmë raportet e vartësve tanë".

"Respekti im për opozitën është i palëkundur, por ne duhet të ruhemi edhe nga bashkëpunëtorët të cilët i shkelin rregullat", ka apeluar ai ndaj Ramës.

n.e/NOA

KOMENTE