Spanjë, 23 Prill NOA - Në sfidën e parë të gjysmëfinaleve të Europa League, asaj midis spanjollëve të Atletikos së Madridit dhe Liverpulit, ndeshja përfundoi me fitoren e vendasve të cilët u mjaftuan me rezultatin e ngushtë 1 me 0.
Ishte goli i vetëm i Forlan, i cili bëri të mundur fitoren e spanjollëve ku sulmuesi shënoi në minutën e 9 të pjesës së parë duke kaluar ekipin e tij në avantazh.
Pas pësimit të golit skuadra e Liverpulit tentoi të reagonte por, pa arritur të marrë rezultatin që kërkonin lojtarët e saj, kjo pasi mungesa e sulmuesit të tyre kryesor Fernando Torres u ndje së tepërmi nga anglezët.
Më pas ishte sërish Forlan i cili në pjesën e dytë kishte mundësinë e dyfishimit të rezultatit por, gaboi në një mënyrë të pabesueshme.
Tashmë duke parë përfundimin e kësaj gare mund të themi se Liverpul duhet të marrë një rezultat pozitiv në ndeshjen e kthimit, pasi do të falej një gabim tjetër i skuadrës.
r.b/NOA