Toronto, 23 prill, NOA - "Fast Food" ndikon në jetën tonë në mënyrë indirekte duke na bërë më të padurueshëm në veprimet apo pritshmëritë tona.
Një fakt i tillë cilësohet në një studim të kryer nga Universiteti i Torontos, sipas të cilit i ashtuquajturi "Ushqim i shpejtë" mund të ndikojë në trurin tonë, duke na brë që t'i shohim gjërat me më shumë shpejtësi dhe padurim në realizimin e tyre.
Por nga ana tjetër, studimi tregoi edhe sesi ushqimi i shpejtë na bën që të shpenzojmë edhe më shumë para në një kohë më të shkurtër.
n.e/NOA