Durrës, 23 prill, NOA - Njëra nga dy vajzat, të cilat u denoncuan para tre ditësh si të larguara nga shtëpia prej prindërve të tyre, është kthyer pranë familjes.
Bëhet fjalë për 21-vjeçaren Esmire Mehmetaj, lindur në Tropojë dhe banuese në qytetin e Durrësit, e cila sipas konfirmimit të burimeve policore të Durrësit për agjencinë e Lajmeve NOA, iu është dorëzuar prindërve.
Në fakt, kanë qenë dy vajzat e larguara, për të cilat u kryen denoncime nga prindërit pranë autoriteteve policore, megjithëse ato nuk kishin lidhje njëra me tjetrën.
Vajza e dytë mësohet të jetë Anisa Ndregjoni, 18-vjeçe, lindur në Dibër dhe banuese në qytetin e Durrësit, për të cilën ende nuk ka ndonjë lajm nëse është mundësuar gjetja e saj prej forcave policore.
n.e/NOA