English

Gruaja tenton vetëvrasjen me fëmijët por shpëton, ata mbyten

Siçili, 23 prill, NOA - Një grua 30-vjeçare, Vanesa Lo Porto, e divorcuar 6 muajt e fundit nga bashkëshorti i saj, Marco D'Augusta 42 vjeç, ka tentuar të vrasë veten së bashkë me fëmijët e saj të moshës 2 dhe 9 vjeç duke u hedhur në ujërat e detit Gela.

Gruaja ndërkohë ka shpëtuar dhe ka telefonuar menjëherë policinë, por fëmijët nuk kanë mundur të jetojnë dhe kufoma e fëmijës 9-vjeç, i cili ishte autist, është gjetur nga policia.

Ndërsa koha e keqe dhe deti me dallgë e kanë bërë të vështirë operacionin e kërkimit për trupin e djalit 2-vjeçar.

Një javë më parë, më 16 prill gruaja ka lënë një mesazh në profilin e saj në Facebook: "Kur nuk mund të kthehesh prapa, duhet vetëm të shqetësohesh të ecësh përpara. Nuk mund të zgjedhësh si të ndjesh, por mund të bësh gjithmonë diçka për t'u ndjerë sa më mirë të mundesh".

Plazhi ku ndodhi tragjedia ndodhet gjashtë kilometra nga qyteti, në drejtim të Likatas, aty ku u gjet edhe gruaja e është dërguar në spital.

a.k/NOA

KOMENTE