English

Inter, Balotelli kërkon falje

Milano, 23 Prill NOA - Pas një debati që pati me tifozët dhe shokët e skuadrës lojtari i Interit, Mario Balotelli ka kërkuar falje në drejtim të tyre dhe kjo, në lidhje me ndeshjen e së martës në Ligën e Kampionëve.

"Në momentin që u futa në fushën e lojës dhe dëgjoja vërshëllimat e shumta në drejtimin tim, mund të them se humba toruan dhe nuk e dija çfarë bëja. Si rrjedhojë hoqa dhe bluzën për të dhënë një shfryrje për atë çka ndodhi dhe më vjen shumë keq që nuk arrita dot të kontrolloja tensionin që më ka ndjekur gjatë kësaj kohe", - këto ishin fjalët e Marios për sa i përket debateve që kanë pasur lidhje me të, kohët e fundit.

Në përfundim të kësaj interviste të dhënë për mediat italiane, SuperMario ka shprehur gatishmërinë e tij për të zgjidhur problemet e tij me disa nga shokët e skuadrës dhe gjithashtu me tifozët e ekipit zikaltër.

r.b/NOA

KOMENTE