English

Ish-presidenti Uashington s'i ktheu bibliotekës dy libra për dy shekuj

Uashington, 23 prill, NOA - E çuditshme, por e vërtetë. Ja që edhe figurat e larta, të cilat vihen në krye të shteteve për të na drejtuar dhe ruajtur nga krizat dhe gabimet fatale, bëjnë vetë shumë të tilla, madje humbasin në vogëlsira.

Rasti konkret është ai i presidentit të parë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xhorxh Uashingtoni, i cili prej dy shekujsh nuk i ktheu bibliotekës së parë publike të hapur në Nju Jork dy libra.

Kështu, Uashington në vitin 1789 huazoi prej saj dy librat e disertacioneve të së drejtës ndërkombëtare dhe të debateve parlamentare, por edhe pse njihet për korrektësinë e tij, ai nuk i ktheu më pas këto libra.

n.e/NOA

KOMENTE