Elbasan, 23 prill, NOA - Plagosi me armë një djalosh 23-vjeçar, ndërsa njihet edhe si autor i disa ngjarjeve të tjera kriminale të ndodhura në Elbasan, por është vënë në pranga nga forcat policore të këtij qyteti.
Fjala është për 24-vjeçarin Sokol Sanxhaktari, 24 vjeç, banues në qytetin e Elbasanit, i cili ishte shpallur person në kërkim pas një urdhri të lëshuar nga organi i prokurorisë për ndjekje mbi vepra të ndryshme penale të kryera prej tij.
Materialet iu kaluan prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme mbi veprën penale "Mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe të municionit pa lejen e organeve kompetente dhe plagosje me dashje", e cila parashikohet nga nenet 278 e 89 të Kodit Penal.
n.e/NOA