Paris, 23 prill, NOA - Barak Obama, Dalai Lama dhe Hillari Klinton janë tre personalitetet që zënë vendet e para në klasifikimin e liderëve shpirtërorë për popujt të zgjedhur nga Instituti Harris Interactive.
Ndërkaq, ai tregon sesi Papa Ratzinger pas një rritje të popullaritetit në fund të vitit 2009 ka pësuar një rënie shumë të ndjeshme, sidomos në mesin e gjermanëve dhe amerikanëve.
Gjithashtu, në listën e popullaritetit për liderët në botë, në vendin e katërt renditet kancelarja gjermane Angela Merkel, e cila ka humbur pozicionim nga viti i kaluar.
Në krizës paraqitet popullariteti i presidentit francez Nikolas Sarkozi, kryeministrit spanjoll Hose Luis Zapatero si dhe ai i kryeministri britanik, Gordon Braun.
Në vend të dhjetë është kryetari i Komisionit të BE, Hoze Manuel Barroso, pas tij presidenti brazilian Luis Ignacio Lula da Silva, kryeministri izraelit Beniamin Netanyahu dhe pas tyre, kryeministri rus, Vladimir Putin.
Në fund të listimit, renditen Hugo Chávez (Venezuelë), Dmitri Medvedev (Rusi), Mahmoud Abbas (Autoriteti Palestinez), Hu Jintao (Kinë), Muamar Gadafi (Libi) dhe Mahmoud Ahmadinejad (Iran).
Klasifikimi
1. Barak Obama
2. Dalai Lama
5. Nikolas Sarkozi etj.
n.e/NOA