Talin, 23 prill, NOA - Armët bërthamore amerikane, të cilat janë ende në vendet evropiane, do të rrinë aty edhe për disa kohë, pa u mundur të hiqen menjëherë që andej.
Një fakt të tillë e ka bërë me dijeni sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, gjatë ministerialit të Aleancës së Atlantikut të Veriut, i cili po zhvillohet që dje në Talin të Estonisë.
Kështu, gjatë fjalimit të saj, Klinton ka hedhur poshtë mundësinë e largimit të shpejtë nga Evropa të armëve bërthamore amerikane.
Ndërkaq, Klinton theksoi se e ardhmja e armëve bërthamore amerikane në Evropë duhet të përcaktohet nga NATO-ja si tërësi dhe jo thjesht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ajo shtoi se për sa kohë të ekzistojnë armët bërthamore, NATO-ja mbetet një aleancë me fuqi bërthamore.
n.e/NOA