SHBA, 23 Prill NOA - Funksionarë të SEC, agjencia e cila kontrollon të gjitha aktivitetet dhe transaksionet që ndodhin në "Wall Street", kalonin më shumë kohë të përqendruar në sitet pornografikë se sa për të bërë profesionin e tyre të duhur.
Këtë gjë e ka zbuluar një komision i cili është i të njëjës agjenci dhe merret pikërisht me kontrollin e funksionarëve të saj.
Ky kontroll u bë nga vetë senatori republikan Chuck Grassley dhe rezultatet janë marrë nga ABC.
Janë zbuluar rreth 31 persona në lidhje me këtë çështje në vetëm 2 vite e gjysmë dhe bëhet e ditur se 17 prej tyre ishin funksionarë të lartë të kësaj agjencie.
r.b/NOA