English

Largohen transmetuesit e telefonisë serbe në Kosovë

Prishtinë, 23 prill, NOA - Autoritetet në Prishtinë në mëngjesin e sotëm kanë mënjanuar transmetuesit e telefonisë mobile të Serbisë në pjesën qendrore të Kosovës, bëjnë të ditur agjencitë serbe të lajmeve.

Radio Televizioni i Serbisë ka informuar se njësitet speciale të policisë së Kosovës kanë çmontuar pajimet e telefonisë mobile të ndërmarrjeve të Serbisë.

Zyrtarët kosovarë nuk kanë dashur të komentojnë pohimet e shtypit serb, por kanë pohuar se shumë shpejtë do të dalin me kumtesë rreth kësaj çështje, raporton Europa e Lirë.

NOA

KOMENTE