Francë, 23 Prill NOA - Skuadra e Lionit me sa duket sezonin e ardhshëm të merkatos kërkon të marrë disa lojtarë të rinj në radhët e ekipit.
Ditët e fundit është folur shumë për një portier ku emri më i lakuar nga drejtuesit francezë ishte ai i Frey por krahas tij me sa duket Lionit i intereson dhe një lojtar tjetër i cili është po në ekipin e Fiorentinës dhe bëhet fjalë për Alberto Gilardinon.
Për sa i përket sulmuesit siç ka bërë të ditur dhe vetë drejtori sportiv i Lionit, Gilardino është një nga dëshirat e vjetra të këtij klubi dhe për të ka patur tratativa dhe sezonin e kaluar.
Ndërsa për sa i përket Frey, gjithçka do të vendoset në bazë të portierit aktual të Lionit, Lloris, ku në qoftë se ai do të largohej atëherë ardhja e portierit të Fiorentinës do të ishte më e mundshme.
r.b/NOA