Berlin, 23 prill, NOA - Vrasja e fundit e shtatë ushtarëve gjermanë në Afganistan ka ngjallur sërish debatet në këtë vend për domosdoshmërinë e pranisë ushtarake të Gjermanisë në këtë vend konflikti.
Nga ana e saj, kancelarja Angela Merkel në një deklaratë para deputetëve tha se megjithë të vërtetën e dhimbshme, misioni ushtarak gjerman në Afganistan duhet të mos ndalet.
"Duhet ta njohim të vërtetën e dhimbshme: 43 ushtarë gjermanë kanë humbur jetën që nga fillimi i misionit tonë në Afganistan. 24 prej tyre janë vrarë në të ashtuquajturat sulme të armikut. Persona të pafajshëm kanë humbur jetën, edhe për shkak të veprimeve të gjermanëve, siç ndodhi në sulmin ajror në Kundus, më 4 shtator të vitit të kaluar", - tha Merkel mes të tjerash para parlamentarëve.
Por shtoi se misioni duhet të vazhdojë, me argumentin se "siguria e jetës sonë e lirë vihet sot në rrezik nga zhvillime që ndodhin larg kufijve tanë".
Merkeli e quajti përdorimin e dhunës ushtarake kundër këtyre rreziqeve si mjetin e fundit, por shtoi se "kush kërkon tërheqjen e menjëhershme të ushtarëve gjermanë është i papërgjegjshëm".
n.e/NOA