Romë, 23 prill, NOA - Në fillim duhet të mësoni italishten shumë mirë, pastaj mund të filloni të mendoni për të hapur një biznes në Itali nëse jeni një i huaj në këtë vend.
Ky është amendamenti i propozuar nga deputetja e Lega Nord, Silvana Comaroli, i cili përbën një ndryshim në ligjin ekzistues për të huajt.
Sipas tij, paraqitja e një çertifikate dhe diploma e gjuhës italiane të lëshuar nga organet përkatëse, përbën kusht themelor nëse do të krijosh një biznes në vendin fqinj.
Deri tani, një gjë e tillë nuk ka qenë e domosdoshme dhe duket se Italia me këtë nismë të re, po e ngushton akoma më shumë lirinë e emigrantëve në territorin e saj, duke i dhënë rëndësi njohjes së saj, siç e ka Gjermania të theksuar përshembull.
n.e/NOA