Tiranë, 23 prill, NOA Update - Në kuadrin e projektit ambicioz të qeverisë për krijimin e një rrjeti kombëtar të aksesit në internet dhe realizimit të objektivit që çdo familje të marrë internet me bazë të gjerë, kryeministri Berisha ka paralajmëruar sot ngritjen e një organizmi kombëtar që do të merret me realizimin e tij.
"Nuk ka rëndësi nëse do të jetë një forum, këshill kombëtar apo ent, detyra e tij do të jetë që për tre vjet të mbikqyrë procesin e realizimit të përhapjes së internetit me bazë të gjerë", tha kreu i qeverisë lidhur me një fakt të tillë.
Më pas ai tha se "duhet të dyfishohet numri i studentëve në të gjitha degët, të hapen degë të reja që kanë të bëjnë me informatizimin dhe në rast nevoje, të merren edhe pedagogë të tjerë nga vendet e tjera, sikundër duhet të shqyrtohen me shpejtësi kurrikulat dhe t'i standartizojmë ato".
n.e/NOA