Talin, Estoni, NOA - Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmusen, tha se Aleanca po shënon përparime në Afganistan.
"Nuk ka asnjë arsye që ta fshehim se situata në Afganistan mbetet shumë sfiduese. Disa nga vendet e pranishme këtu kanë humbur ushtarë në këtë mision. Por këtë vit po shënojmë përparim", tha Rasmusen.
NATO-ja dhe SHBA-të planifikojnë t'i tërheqin trupat e tyre nga Afganistani deri në verën e vitit 2011. Komentet e Rasmusenit u bënë gjatë takimit të ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s në Talin.
NOA