Londër, 23 prill, NOA - Një djalë anglez 11-vjeçar, është i vetmi person në botë të cilit i është diagnostikuar një sëmundje e rrallë gjenetike, e cila i shkakton një plakje 5 herë më të shpejtë se njerëzit e moshës së tij.
Rasti i Harry Crouther, është i paparë dhe ai tashmë vuan nga një formë artriti të avancuar, duke e bërë të vuajë nga reumatizma si të jetë 60 vjeç.
Sindromi i tij është identifikuar si një variant i Progerias, një kusht që shkakton plakjen e parakohshme.
Forma ekstreme e saj ka shkaktuar atë që Harry Crouther, ka bërë një përparim të moshës së tij me shpejtësi tronditëse, aq sa në moshën 11-vjeçare ai ngjan sikur është mbi 50 vjeç.
Që nga mosha 7-vjeçare ai merr ilaçe katër herë në ditë për të luftuar artritin, por lëkura e tij ka filluar të bëhet si ajo e njerëzve të një moshe të caktuar dhe eshtrat e tij po dobësohen dhe po prishen.
Prindërit e tij, Sharon dhe Xhon, thanë se ata janë të vetëdijshëm se jeta e djalit të tyre do të jetë e shkurtër dhe prandaj përpiqen të gëzojnë atë aq sa munden.
n.e/NOA